DYLON

Kontrastet mes pikës dhe njollës!

Kontrastet mes pikës dhe njollës!
Redaksia

(Për të gjithë ato gra që po bëhen viktimë të dhunës dhe vrasjeve)

Shkruan: Arsim Halili

EkoHigjiena

Pika nuk është vetëm një shenjë. E në të vërtet  është shënjuese e çdo gjëje. Pika është kontrasti mes asaj që  duket dhe asaj që thuhet për të.  E vogël në dukje, por gjithçka sillet rreth saj.

Në këtë shkrim nuk po flas për rregullat e drejtshkrimit, apo për pikën si shenjë e pikësimit që u vendos që në antikitet nga gramatikani Dionis Trakasi shek II p.e s.

Pika është pikënisja  e çdo gjëje, ama  edhe fundi i çdo gjëje. Çdo konstrukt gjeometrik fillon me një pikë të vogël  dhe nga ajo pikë e vogël  konstruktohet  një trup gjeometrik disa përmasor . Nga ajo pikë e vogël mijëra arikitekët  ndërtojnë plane e plane për objekte  nga më ndryshmet  në madhësi dhe fomë.Brenda pikës A  dhe B piketohen  pafundësisht pika tjera në dukje tërhiqen e drejt në vizatim dhe në gjeometri, por jo edhe në jetë. 

Shtrohet çështja ajo pikë ka shumë pikëpyetje nga do të devijoj rrugën. Pra  pika është fillimi i një jete të përbashkët të një materie, qenie, apo objekti. Kushdo  që  kemi mësuar matematikë  e dimë se dy  drejtëza  nuk mund  të priten më shumë se një pikë.  Si ta shpejgojmë  këtë në jetë në këtë rast përmes kësaj eseje.

Dy njerëz bëhen bashkë  se gjejnë  këtë pikë të përbashkët për jetë  e po të mos ishte kjo pikë e përbashkët,  ato do të ishin si dy drejtëza  paralele,  secili në jetën e vet. Për pikën thuhen shumë pasuse tjera si: pika uji, pika loti, pika pa fund, pikë  e fundit, pika  e durimit , pikë e ndritëshme  në errësirë , pika e vlimit, pika e shkrirjes , pika kritike , pika kordiantive, I ka rënë pikës etj.

Siç shihet edhe në aspektin figurative edhe në aspektin matematikor  kemi  nocione të shumta .  Sigurisht edhe në letërsi fillon çdo gjë me një  pikë, ajo është ngjarja  e nga ngjarja krijohen pafundësisht pika që secila pikë merr përmasa  kontrastive.

Po le të shtjellojmë  për çështjen të caktuar nocionin  e pikës, për fat të keq është bërë dukuri e zakonshme  ku shpesh thuhet  erdhi në një pikë  të fundit, ku plasi sherri, plasi rrahja , bë ndarja, madje edhe  erdhi në një pikë që u bë vrasja.

A mund t’i shmangemi  kësaj pike orientuese apo më mirë të themi  dezorientuese, gjë  që po merr përmasa  trishtuese.

Mos  t’i vëmë pikë çdo gjëje në fillim  kur  fundi  ka mijëra për ta vazhduar drejtëzen me pika  të përbashkëta, ku secila  pikë e vendosur  në drejtëz  do të thotë se ti do t’i largohesh fundit tragjik.

Vendosja  e një pike të errët siç është edhe teknike  me ngjyrë të zezë  nuk lejon rrugë  të behet pikë e bardhë në jetë.

Pika të zezë do të  thotë  njollë  tani nuk mbetët më pikë.  Ajo njollë bartet në trupin tënd që e shkakton dhe ajo njollë  bartet  te  e ardhmja e jote dhe ardhmja e gjeneratave pasuese , prandaj çdo nxitim për t’i vënë pikë para kohë nuk është  as fundi i fjalisë dëftore, nuk është as fundi i një ngjarje romaneske me zgjidhje fatlume. Është një fillim ku pastaj çdo pikë  është e pa fuqishme  të garantoj  sigurinë për jetë,

Kjo pikëvendosje e parakohshme po bëhet pikë loti  për secilin njeri normal, kjo pikë e vendosur para kohe  po  e  ndërprenë  çdo pikë qumshti të atyre nënave që duan të rrisin fëmijë me jetë normale.

Kjo pikë  e vendosur para kohe nuk është veç se një trishtim formal disa ditor, ajo është një pikë në zemër e atyre prindërve që përcjellin sa vajza të tyre para kohe në pikën e fundit të jetës  pa e kuptuar se pse  duhet të ndërprehet jeta e  bijave të  tyre në pikën e ditës e në pikën e vlimit të jetës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.