DYLON

Kontraceptivë në formë të vathëve, vendosen në veshë

Kontraceptivë në formë të vathëve, vendosen në veshë
Avatar photo Elife Sherifi

Shkencëtarët kanë zhvilluar një formë të re për kontrollimin e shtatzënisë – një palë vathë kontraceptivë.

Vathët në fjalë janë të mbushur me hormone sintetike të cilat kalojnë nëpër lëkurën e veshit në sistemin e qarkullimit të gjakut. Hormonet pastaj veprojnë në të njëjtën mënyrë si ato që gjenden në pilulën kontraceptive – duke parandaluar shtatzëninë.

Ideja është që të përmirësohet besueshmëria tek kontraceptivët, pasi vathët eliminojnë nevojën për të mbajtur mend konsumimin e përditshëm të pilulës.

EkoHigjiena

Detajet e shpikjes nga kimistë në Institutin e Teknologjisë të Gjeorgjisë në SHBA janë të përshkruara në edicionin e fundit të Revistës “Controlled Release”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.