(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se katër persona, shtetas të Kosovës kanë sulmuar policët që ishin duke patrulluar në fshatin Rogoçicë të Kamenicës.
Të dyshuarit, tre nga të cilët janë në arrati kishin me vetë dy krerë lopë të kontrabanduara, dhe pasi që janë takuar me policët në patrullë i kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta.
Policia ka arritur ta arrestojë njërin nga të dyshuarit ndërsa tre tjerët kanë ikur në drejtim të panjohur. Një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka kërkuar ndihmën e mjekut. /2L ONLINE/
fotoilustrim