DYLON

Kontrabanduesi braktis automjetin dhe mallin e dyshuar, por nuk arrin t’i ikë policisë

Kontrabanduesi braktis automjetin dhe mallin e dyshuar, por nuk arrin t’i ikë policisë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskë Forcës-Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Më datë 11.11.2023 nga njësitet e lartcekura në brezin kufitar në fshatin Muqibabë kanë identifikuar automjetin Renault (furgon) ngjyrë e bardhë me targa serbe, i cili dyshohet se ishte duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

I dyshuari mashkull ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga autoritetet duke hyrë në një rrugë malore dhe ka braktisë automjetin për të ikur, por pas angazhimeve operative i njëjti është arrit të ndalohet nga policia.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara mallra si në vijim:

Birra ”Zajeqarsko“ (34) arka, “Heineken” (4) arka, “Tuborg” (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore, thuhet në njoftimin e policisë.. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.