DYLON

Kontingjenti i FSK-së demonstron profesionalizëm dhe përkushtim në ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025” në Turqi

Kontingjenti i FSK-së demonstron profesionalizëm dhe përkushtim në ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025” në Turqi
Avatar photo Redaksia

Ushtrimi ndërkombëtar “Winter EX 2025”, i organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore të Turqisë, ka përfunduar me sukses. Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka treguar aftësi të larta dhe profesionalizëm në zhvillimin e operacioneve në kushte të vështira dimërore.

Gjatë këtij ushtrimi, pjesëtarët e FSK-së bashkëvepruan me partnerët ndërkombëtarë në skenarë të ndryshëm operativë, duke dëshmuar përgatitjen dhe kapacitetet e tyre ushtarake.

EkoHigjiena

Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së( KOMFT), Gjeneral brigade Hysen Dreshaj, dhe Komandanti i Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, Nënkolonel Jaser Mulla, vizituan kontingjentin e FSK-së, ata u njohën nga afër me mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe operacioneve të realizuara. Me këtë rast, Gjeneral Dreshaj përgëzoi pjesëtarët e kontingjentit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në përfaqësimin e FSK-së dhe shtetit të Kosovës në këtë ushtrim prestigjioz.

Në vijim të aktiviteteve zyrtare, KOMFT, Gjeneral Dreshaj, mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Komandanti i Forcave Tokësore të Turqisë, Gjeneral SELÇUK BAYRAKTAROĞLU, ku ishin të pranishëm përfaqësues të të gjitha shteteve pjesëmarrëse, gjithashtu ndoqën nga afër Demonstrimin për Ditën e Vizitorëve të Shquar (DVD) ku u realizuan operacioneve të planifikuara nga shtetet pjesëmarrëse, përfshirë edhe kontributin e kontingjentit të FSK-së në këtë ushtrim ndërkombëtar.

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të dëshmojë përgatitjen, disiplinën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë në misione të ndryshme, duke rritur kapacitetet dhe përvojën operacionale të saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.