DYLON

Konsumoni sa më shumë patate të ëmbël, mrekullon organizmin tuaj

Konsumoni sa më shumë patate të ëmbël, mrekullon organizmin tuaj
Avatar photo Elife Sherifi

Patatja e ëmbël është një lloj i veçantë i patates dhe mund ta gjeni në ngjyrë krem, të verdhë, portokalli dhe ngjyrë vjollce.

Patatja e ëmbël është e mirë për personat e sëmurë me diabet, pasi përmban sheqerna natyrorë të cilat stabilizojnë nivelin e insulinës tek diabetikët.

E pasur me fibra dietike të cilat shërbejnë për tretjen, patatja e ëmbël parandalon kancerin e zorrës së trashë dhe ndihmon personat që kanë probleme me kapsllëkun.

EkoHigjiena

Përmban karotenoide të cilat ndihmojnë në prodhimin e vitaminës A, vitaminë e cila ripërtërin sistemin e frymëmarrjes. Duhanpirësit duhet ta konsumojnë sa më shpesh.

Përmban vitaminë D. Kjo vitaminë është e mirë për dhëmbët, zemrën, lëkurën, eshtrat. Rrit nivelin e energjisë. Përmban vitaminë B6 e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe trurit.

Është e mirë për indet dhe muskujt dhe ndihmon për ulen e enjtjeve apo dhimbjet e barkut. Ju jep energji dhe rregullon rrahjet e zemrës. Vepron si një antioksidant, mbron mushkëritë si dhe parandalon kancerin e gjirit. Redukton shenjat e plakjes.

Ajo është e pasur me acid folik. Ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të fetusit. Rekomandohet të konsumohet nga gratë shtatzëna.

Vitamina C është thelbësore për funksionimin si duhet të trupit dhe patatja e ëmbël e përmban me shumicë këtë vitaminë.

Ujin e patateve të ziera mund ta përdorni për të trajtuar lëkurën, sidomos në rastet kur lëkura është e acaruar. Pastron thellësisht poret.

Kjo patate është e pasur me hekur, i cili ka rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut. Gjithashtu ndihmon për të luftuar aneminë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.