Një kos në ditë mund t’ju ndihmojë të qëndroni në formë, edhe nëse ai përmban sasi të plotë yndyre. Një studim në një shkallë të gjerë ka gjetur se burrat dhe gratë që konsumojnë të paktën një gotë kos çdo ditë, kanë më pak gjasa për të shtuar peshë, krahasuar me të tjerët.
Kërkuesi tha se ushqimi i thjeshtë mund të jetë më i miri për ruajtjen e formës. Kosi me pak yndyrna, pavarësisht faktit se perceptohet si më i shëndetshëm, nuk i bën asgjë masës trupore, ka deklaruar studiuesi Martinez-Gonzalez në Kongresin Europian të Obezitetit në Sofje.
Autori studioi peshën e më tepër se 8500 burrave dhe grave spanjolle për rreth shtatë vjet. Të gjithë pjesëmarrësit ishin shumë të dobët në fillim të studimit dhe plotësuan një pyetësor për jetën dhe dietën e tyre, duke përfshirë shpeshtësinë e konsumimit të kosit. Në fund të studimit, më tepër se 1/5 kishin shtuar aq shumë në peshë, sa u klasifikuan si obezë.
Analiza tregoi se ata që kishin ngrënë të paktën një gotë kos në ditë, ishin 19% më pak të prirur për të qenë pjesë e kategorisë së atyre që hanin më pak se dy herë në javë. Një shpjegim i thjeshtë për këtë është se njerëzit që hanë kos rregullisht, mund të zëvendësojnë ëmbëlsirat me të. Shpjegimi i dytë lidhet me bakteret e koësit, të cilat mund të vrasin bakteret e stomakut.