DYLON

Konsumimi i tepërt i orizit, për një gjumë sa më të shëndetshëm!

Avatar photo Redaksia

Sipas studimit të fundit, reszulton se konsumimi i tepërt i orizit do ju vijë në ndihmë për të pasur një gjumë sa më të shëndetshëm. Pjesë e studimit ishin rreth 2.000 persona, ku u vu re se personat të cilët kishin ngrënë më shumë oriz kishin gjumë të shëndetshëm.

Mënyra se si funksionon kjo ende nuk është aq e sigurt, por orizi posedon indeks të lartë glikemik. Ushqimet me indeks të lartë glikemik rrisin nivelin e proteinës së quajtur triptofan, që përdoret nga truri për prodhimin e serotoninës, e cila njihet si proteina që kujdeset për gjumin.

EkoHigjiena

Sipas ekspertëve japonezë, hulumtime të mëtutjeshme pritet të bëhen në këtë drejtim, pasi që, sipas tyre, pagjumësia ndikon që edhe shumë probleme të tjera shëndetësore të shfaqen. Ata besojnë se gjumi i rehatshëm largon stresin, problemet me zemër, si dhe në përgjithësi kontribuon në një organizëm më të shëndetshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.