DYLON

Konsumimi i domates ul rrezikun nga kanceri i vezoreve

Avatar photo Redaksia

Pigmenti i kuq i domates, glikopeni, e mbron lëkurën nga veprimi i diellit dhe i jep elasticitet. Mjafton që gjatë ditës të hani dy domate që lëkurës t’ia ktheni fortësinë, pohojnë shkencëtarët. Glikopeni mund të shfrytëzohet madje edhe nga domatja e zier, mjafton që gjatë përgatitjes të shtoni pak vaj ulliri.

Po ashtu kjo është burim i kalciumit, vitaminave A, C, E dhe acido folik. Lëvorja e domates është e pasur me bioflavonoide, që ndihmojnë reduktimin e reaksioneve alergjike dhe ndezjeve.

EkoHigjiena

Kjo perime ndikon edhe në hormonin lehtin që ndikon në metabolizëm, kontrollon oreksin dhe ndihmon tek dobësimi.
Studimet kanë treguar se konsumimi i domates ul rrezikun nga kanceri i vezoreve, sëmundjet kardiovaskulare, astma dhe sëmundjet kronike të mushkërive.
Meshkujt që konsumojnë katër shujta me domate në javë, sipas disa studimeve, ulin për 40% gjasën të sëmuren nga kanceri i prostatës.

Lëngu i domates ka veti të veçanta shëruese: rregullon metabolizmin, forcon rezistencën e organizmit, ul shtypjen e gjakut, përmirëson pasqyrën e gjakut dhe rregullon tretjen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.