Hulumtuesit australianë kanë analizuar mënyrën e të ushqyerit të mbi 1,000 femrave të vjetra, të cilat kanë qenë në vitet e tyre të 70’ta dhe 80’ta.
Studimi ka zbuluar se ato të cilët kanë konsumuar çaj çdo ditë kanë qenë 40% më të prira të jetojnë më gjatë.
Hulumtuesit kanë qenë duke analizuar ndikimin që konsumimi i flavanoideve e kishte pasur në rrezikun e vdekjes te femrat nga cilido shkaktar përgjatë pesë viteve të ardhshme – flavanoidet janë përbërës të cilët gjenden në ushqime të ndryshme, duke përfshirë çajin, kafen dhe çokollatën.
Shkencëtarët kanë zbuluar se 88% e femrave kishin qenë ende të gjalla në përfundim të studimit pesëvjeçar dhe se ato të cilat kishin konsumuar sasi më të mëdha të flavonoideve kishin pasur rrezik më të ulët të vdekjes.
Autorët e studimit thonë se normalisht që nuk keni nevojë të pritni deri në moshë të shtyrë për t’i shijuar përfitimet e çajit, pasi që konsumimi i çajit ua ulë rreziqet e sëmundjeve të zemrës edhe të rriturve.