DYLON

Konsumi i tepërtë i vajit të peshkut shkakton kancerin e prostatës

Avatar photo Redaksia

Vaji i peshkut është konsideruar gjithmonë si një ilaç magjik për shumë sëmundje, por sipas studimit të ri, konsumi i tepruar, rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i prostates. Vaji i peshkut ose suplementet që e përmbajnë atë, kur konsumohen me sasi të mëdha, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës te meshkujt, ka zbuluar një studim i ri.

Për më tepër, burimi detar i acidit të yndyrës omega-3, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit agresiv të kancerit të prostatës, thonë shkencëtarët e Qendrës Kërkimore të Kancerit Fred Hutchinson në Siatëll.

EkoHigjiena

“Në përgjithësi kundër-inflamatori omega-3, shoqërohet me 43 për qind rritjeje të rrezikut të kancerit të prostatës dhe me 71 për qind mundësi të prekjes nga kanceri agresiv i prostatës”, tha drejtori i studimit, Theodore Brasky. Kanceri agresiv i prostatës është shpesh fatal, shtoi ai.

Acidet yndyrore omega-3, që gjenden në peshq si salmoni, trofta dhe toni, gjithashtu edhe te kapsulat e vajit të peshkut, njihen gjerësisht për përfitimet shëndetësore që sjellin, për shkak të dobive të tyre kundër-inflamatore.

Por studimi i ri, i botuar në “Journal of National Cancer Institute” konfirmon provat e rrezikut të raportuara edhe në dy studime paraprijëse.

“Përse lidhen këto acide yndyrore omega-3 me kancerin e prostatës? Kjo duket se është një pyetje 100 milionë dollarëshe”, shprehet Brasky.

Acidet yndyrore omega-3 kanë përbërës që nuk janë kuptuar tërësisht dhe doza e lartë e tyre mund të shkaktojë stres oksidativ, i cili mund të sjellë dëmtim të ADN, duke rritur me shumë gjasa rrezikun e kancerit të prostatës.

Duhen nënvijëzuar se stresi oksidativ luan një rol jo pak të rëndësishëm në llojet e tjera të kancerit. Në një studim të mëparshëm të publikuar në “New England Journal of Medicine”, u zbulua se vaji i peshkut nuk është aq i mirë sa duket.

Në atë studim, kërkuesit italianë raportuan se suplementet e acidit yndyror omega-3 nuk e pakësonin vdekjen prej sëmundjeve të zemrës te njerëzit që kishin probabilitet të lartë për këto sëmundje.

“Deri më tani, vaji i peshkut është reklamuar si një acid yndyror që sulmon sëmundjet kronike”, theksoi Brasky. “Por ushqimet kanë shumë përmbajtje dhe ata nuk mund të ndahen në të mirë dhe të këqij, pa lënë mundësinë për interpretim”.

Duke u bazuar në këto dhe gjetje të tjera, Brasky mendon se meshkujt duhet ta moderojnë sasinë e yndyrës së peshkut dhe suplementeve të tjera të tij, që i marrin çdo ditë.

“Po arrijmë në pikën, ku nuk shohim shumë përbërës ndihmës për sëmundjet e zemrës. Disa nga entuziastet shkencore për produktet ushqimore që mund të ndihmojnë, kanë qenë të pamendura mirë. Njerëzit që vuajnë prej këtyre sëmundjeve duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.

Nga ana tjetër, një ekspert paralajmëron se këto zbulime të reja nuk tregojnë për lidhje shkak-pasojë midis kancerit të prostatës dhe acidit yndyror omega-3.

“Të gjithë këto deklarata që vijnë prej studimeve të reja, janë hipoteza të marra nga vitet e mëparshme dhe asgjë e vërtetuar, shprehet Dr. Anthony D`Amico, shef i onkologjisë në Spitalin Brigham në Boston.

“Studimet duhet të llogarisin të tjerë faktorë të rrezikshëm që ndikojnë te kanceri i prostatës, përpara se të nxjerrin përfundime. Këto përfshijnë historitë familjare, moshën dhe racën”, tha ai.

Për studimin, kërkuesit përdorën të dhëna nga gjykimi për Seleniumin dhe Vitaminën E, si pjesë e parandalimit të kancerit, i cili zbuloi se nuk kishte asnjë përfitim midis këtyre elementëve, por vërehej një rritje e kancerit të prostatës te vitamina E.

Kërkuesit krahasuan nivelin e acidit yndyror të omega-3 në gjak te më shumë se 800 burra, më vonë të diagnostikuar me kancer të prostatës dhe rreth 1400 kampione të tjera gjaku nga burra që nuk kishin asnjë sëmundje.

Ndryshimi i nivelit të omega-3 në gjak midis pjesëmarrësve me rrezik të lartë dhe të ulët ishte rreth 2.5 për qind, një hendek i madh ky, i arritur prej konsumimit të peshkut salmon për dy herë në javë.

Kërkimi zbuloi se burrat që hanin më së shumti yndyra të peshkut dhe që merrnin më shumë kapsula që përmbanin vaj peshku, kishin në përgjithësi 43 për qind mundësi të zhvillimit të kancerit të prostatës, krahasuar me ata që hanin më rrallë peshk.

Studiuesit shtuan se rreziku për prekjen nga kanceri agresiv i prostatës, që është thuajse vdekjeprurës ishte 71 për qind dhe për zhvillimin e kancerit joagresiv rreziku ishte 44 për qind.