Sipas një studimi të zhvilluar nga Universiteti i Uppsala në Suedi, femrat që pinë mesatarisht tre gota me qumësht në ditë, rrezikojnë të vdesin në 20 vitet e ardhshme.
Qumështi nuk i bën dhe aq mirë kockave, gjithmonë sipas këtij studimi dhe femrat që pinë shumë, rrezikojnë më shumë nga frakturat, shkruan noa.al. “Përgjegjësi mund të jetë galaktoza, një lloj sheqeri i pranishëm në qumësht. Ky element krijon një reaksion, i cili dëmton kockat dhe jetëgjatësinë e femrave”, thuhet në studim. Për marrjen e sasisë së duhur të kalciumit mund të konsumoni kos dhe djathë, ku niveli i galaktozës është më i ulët se te qumështi.