DYLON

Konsumatorët mund të shfrytëzojnë arbitrazhin për zgjidhje të kontesteve

Konsumatorët mund të shfrytëzojnë arbitrazhin për zgjidhje të kontesteve
Avatar photo Redaksia

Arbitrazhi dhe ndërmjetësimi mund të përdoren si metoda alternative për zgjidhjen e kontesteve edhe nga ana e konsumatorëve. Kjo u tha sot gjatë një tryeze të organizuar nga Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë me ekspertë ligjorë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, Njazi Shala, tha se në pajtim me Ligjin për Mbrjtjen e Konsumatorit, konsumatorët mund të referohen lehtazi në arbitrazh apo ndërmjetësim. Megjithatë, ai përmendi se që kjo të mund të bëhet e plotfuqishme dhe e zbatueshme, nevojitet nxjerrja e një udhëzimi administrativ, i cili pritet të hartohet nga zyra që ai drejton në periudhën në vijim, duke kërkuar edhe ndihmën e Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane lidhur me këtë.

Në anën tjetër, avokati Sokol Elmazaj, që njëherit është edhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane, konfirmoi poashtu se Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit nuk e ndalon arbitrazhin si metodë alternative të zgjidhjes së kontesteve, duke shtuar se Ligji në fjalë ndalon vetëm imponimin e klauzolave të arbitrazhit nga kompanitë ndaj konsumatorëve, që natyrisht do të ishte kusht i padrejtë në rregullimet kontraktuale. Elmazaj theksoi që Qendra e Arbitrazhit e Odës Amerikanë ofron shërbime të arbitrazhit dhe ndërmjetësimit, qoftë në raste ndërmjet kompanive, apo kompanisë me konsumatorin.

EkoHigjiena