DYLON

Konsultim publik për shpalljen e zonës “Guri i Hoxhës me Grykën e Lumit dhe Liqenin e Përlepnicës” si zonë e mbrojtur

Konsultim publik për shpalljen e zonës “Guri i Hoxhës me Grykën e Lumit dhe Liqenin e Përlepnicës” si zonë e mbrojtur
Avatar photo Redaksia

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përmes Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), ka njoftuar fillimin e konsultimit publik për dokumentin “Arsyeshmëria profesionale për shpalljen e zonës ‘Guri i Hoxhës me Grykën e Lumit dhe Liqenin e Përlepnicës’ si zonë e mbrojtur e natyrës”.

Sipas njoftimit zyrtar, konsultimi publik ka nisur më 27 prill 2026 dhe do të zgjasë deri më 28 maj 2026, në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-233 për Mbrojtjen e Natyrës.

EkoHigjiena

Të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara kanë mundësi të japin kontributin e tyre përmes komenteve dhe sugjerimeve, të cilat mund të dërgohen deri më 28 maj 2026, ora 16:00, në adresën elektronike: [email protected].

Dokumenti është i qasshëm në faqen zyrtare të AMMK-së, ndërsa mund të konsultohet edhe në formë fizike në arkivat e komunave të Gjilanit dhe Ranillugut.

Ky proces përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerave natyrore të zonës “Guri i Hoxhës me Grykën e Lumit dhe Liqenin e Përlepnicës”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.