Në Bujanoc është mirëpritur KonsuLli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Mynih Arten Hunka, i cili ishte i shoqëruar nga afaristi Lulzim Maliqi dhe pretendentja nga Partia e Gjelbër për në Parlamentin gjerman, Lendita Musliu.
Nikoqiri i kësaj vizite, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i sqaroi me problematikat e komunës së Bujanocit, por edhe të Luginës në përgjithësi.
Postimi i plotë në Facebook nga komuna e Bujanocit:
Në orët e pasdites së sotme në Bujanoc është mirëpritur Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Mynih Arten Hunka, i cili ishte i shoqëruar nga afaristi Lulzim Maliqi dhe pretendentja nga Partia e Gjelbër për në Parlamentin gjerman znj. Lendita Musliu.
Nikoqiri i kësaj vizite, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i sqaroi me problematikat e komunës së Bujanocit, por edhe të Luginës në përgjithësi. Ai potencoi për rolin e rëndësishëm që ka diaspora në zhvillimin e vendit, e që një pjesë e konsiderueshme e bashkatdhetarëve tanë jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.
Konsuli Arten Hunka u impresionua nga mikpritja bujare që iu bë gjatë vizitës së tij të parë në Bujanoc, dhe shprehu gatishmërinë që nga pozicioni i tij të ndihmojë në avancimin e pozitës shqiptare në Bujanoc, por edhe në Luginë në përgjithësi.
Në fund të takimit, kryetari Arifi i dhuroi një pikturë të Bujanocit në shenjë respekti për vizitën e tij në Bujanoc, kurse një mirënjohje iu dha gjithashtu edhe nga shoqëria kulturore artistike “Zëri i Luginës” gjatë vizitës në hapësirat e kësaj shoqate.
Arten Hunka vazhdoi vizitën në Zyrën për të Rinj për t’u njoftuar me kushtet në këtë zyrë. Vizitë pati edhe me krerët e K.F. Tërnocit në stadiumit e këtij klubi dhe më pas vizitoi Muzeun e Komandant Lleshit ku përmes fotografive u njoftua më shumë për jetën dhe veprimtarinë e Ridvan Qazimit – Komandant Lleshi.