DYLON

Konstituohet Senati i ri i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur mbledhja konstituive e Senatit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, ku është bërë verifikimi i mandateve të senatorëve dhe me këtë rast nga anëtarët e rinj të senatit është nënshkruar edhe deklarata etike. Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe propozimi i Këshillit të Fakultetit Ekonomik të cilët kanë votuar Gëzim Tosuni për Dekan të këtij Fakulteti.

Gjatë mbledhjes konstituive të Senatit të UKZ-së, pas votimit të fshehtë janë zgjedhur edhe katër anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, nga personeli akademik. Anëtarë të Këshillit Drejtues janë zgjedhur: Sadik Haxhiu, Shpresë Qamili, Mensur Neziri dhe Arben Sahiti.

EkoHigjiena

Sipas KQZ-së në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, procesi i zgjedhjeve ka qenë i rregullt dhe ka kaluar pa asnjë problem. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.