Konstituohet Komiteti për Politikë dhe Financa në Gjilan, rekomandohet për Kuvend raporti i punës i kryetarit për vitin 2025
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Gjilan, nën udhëheqjen e Krenare Latifi Kqikut, ka mbajtur takimin e parë, ku ka rekomanduar për Kuvend raportin e punës së kryetarit për vitin 2025, raportin e punës së kryetarit janar – qershor 2026, sikurse edhe raportin financiar janar – qershor 2026.
Në takimin konstituiv, KPF ka rekomanduar, po ashtu, edhe planin ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave për Rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt, rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa (kërkesë e MAPL-së), kërkesën nga Njësia e të Drejtave të Njeriut për themelimin e Komitetit për Barazi Gjinore e kërkesën për aprovimin e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për periudhën mars-qershor 2026.
Po ashtu, KPF, në takimin e të martës, ka rekomanduar edhe propozim vendimin për emërimin e Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokalë, propozim vendimin për emërimin e Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, propozim vendimin për emërimin e Komisionit për plotësimin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave si dhe për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, propozim vendimin për emërimin e Këshillit Komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i komunës së Gjilanit dhe propozim vendimin për emërimin e Komisionit të përhershëm për përcaktimin e listës së lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve.
Përndryshe, kryesuesja Latifi-Kqiku, ka bërë të ditur së shpejti do të mbahen dëgjimet buxhetore në fshatrat e Grykës së Karadakut, në Shillovë me kominitetin serb dhe i fundit në sallën e Kuvendit të Gjilanit, ku për orarin e mbajtjes qytetarët do të njoftohen me kohë. /2LONLINE/
