DYLON

Konstituohet Komiteti Konsultativ i Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Të mërkurën në Gjilan është bërë konstituimi i Komitetit Konsultativ të Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor, i themeluar sipas konkursit publik dhe përbërjes që ka miratuar Kuvendi Komunal i Gjilanit, në bazë të rekomandimit të panelit përzgjedhës.

Takimin e parë, konstituiv, e ka udhëhequr shefi i Njësisë së Kuvendit, Sadri Arifi, i cili tha se themelimi i Komiteteve konsultative, si trupa ndihmës të Kuvendit, në fusha të ndryshme, sipas Udhëzimit Administrativ nr.2008/10, për organizimin dhe funksionimin e komiteteve konsultative, është obligim ligjor i Komunave.

EkoHigjiena

Komiteti, në takimin e sotëm, zgjodhi Avni Aliun (arkitekt) për kryesues, kurse Nexhmedin Bllacën për zëvendëskryesues.

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka gjithsej 12 Komitete, duke përfshirë edhe ato obligative. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.