DYLON

Konstituohet Këshilli lokal në fshatin Livoç i Ulët

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Është konstituuar të premten edhe Këshilli lokal në fshatin Livoç i Ulët, me një pjesëmarrje të kënaqshme të banorëve të këtij fshati.Pas procesit të votimit kryetar i Këshillit lokal të Livoçit të Ulët u zgjodh Skender Ramadani.

Me këtë rast, kryesuesi i Komisionit Komunal Avdyl Aliu, njëherit shef i këshilltarëve të LDK-së në Asamblenë Komunale, tha se fati e deshti që zgjedhjet në këtë fshat të mbahen në ditën e pavarësisë së SHBA-ve.

EkoHigjiena

“Prej 4 korrikut 1776 e këndej Amerika ka pasur veç ditë të mira, andaj i dëshirojmë Livoçit që prej 4 Korrikut 2014 e më tutje të ketë veç ditë të mira, sic thotë një fjalë: “u bëfshi Amerikë”, tha Aliu.

Edhe ky tubim ka rrjedhë në mënyrë të kënaqshme dhe pa asnjë parregullsi. Ndërkaq, konstituimi i Këshillave të fshatrave dhe lagjeve të tjera do të bëhet në ditët në vijim.

Ky projekt po realizohet me iniciativë të kryetarit të Komunës z. Lutfi Haziri në bashkëpunim me organizatën Agro-Eko, ndërsa është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.