DYLON

Konstituohet Këshilli i Fakultetit të Shkencave Sociale në UKZ dhe zgjidhet dekani i ri

Konstituohet Këshilli i Fakultetit të Shkencave Sociale në UKZ dhe zgjidhet dekani i ri
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u zhvillua me sukses procesi i konstituimit të Këshillit të Fakultetit të Shkencave Sociale, nën organizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të UKZ-së.

Gjatë mbledhjes, u bë verifikimi i mandateve të anëtarëve të rinj të Këshillit dhe nënshkrimi i deklaratave etike, duke siguruar kështu përkushtimin e tyre ndaj standardeve të larta akademike dhe transparencës institucionale.

EkoHigjiena

Pas përmbylljes së këtij procesi, Këshilli vijoi me zgjedhjen e dekanit të ri të Fakultetit të Shkencave Sociale. Si kandidat i vetëm u propozua Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, i cili u zgjodh në mënyrë unanime, duke reflektuar besimin dhe mbështetjen e plotë të anëtarëve të Këshillit për udhëheqjen e tij akademike.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” i uron suksese Prof. Asoc. Dr. Selim Daku në mandatin e tij si dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, duke shprehur bindjen se ai do të kontribuojë në fuqizimin e mëtejmë të këtij fakulteti në fushën e arsimit, hulumtimit dhe bashkëpunimit institucional. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.