DYLON

Konstituohet Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur mbledhja Konstituive e Këshillit Drejtues të Universiteti të Gjilanitt “Kadri Zeka”. Në mbledhje ishin prezent të gjithë anëtarët: Fejzullah Krasniqi, Arben Dërmaku, Fitore Malaj, Shpresë Qamili, Sadik Haxhiu, Mensur Neziri dhe Arben Sahiti, si dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Bekim Samadraxha në cilësinë e vëzhguesit nga ana e Ministrisë. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Përkohshëm, gjegjësisht anëtari më i vjetër i Këshillit, akademik Fejzullah Krasniqi. Të gjithë anëtarët u zotuan se do te respektojnë Statutin e Universitetit, Ligjin mbi Arsimin e Lartë si dhe do të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale.

Në këtë mbledhje u zgjodh Kryesuesi i Këshillit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Akademik Fejzullah Krasniqi, Zëvendës kryesuese Fitore Malaj dhe Sekretar i Këshillit u zgjodh prof. Sadik Haxhiu.

EkoHigjiena

Këshilli Drejtues mori vendim që në javën e parë të shtatorit, të shpall konkursin për zgjedhjen e rektorit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.