DYLON

Konstituohet Këshilli Drejtues i UKZ-së dhe zgjidhet u.d. Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë

Konstituohet Këshilli Drejtues i UKZ-së dhe zgjidhet u.d. Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
Avatar photo Redaksia

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është konstituuar sot, në mbledhjen e XVII-të të tij, pas përbërjes së re të Këshillit.

Në kuadër të konstituimit, në mbledhjen e XV-të ka dhënë betimin Arben Muji anëtarë i KD-së i emëruar nga MASh, kurse dy anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues, të zgjedhur nga Senati i Universitetit, Sadik Haxhiu dhe Lutfi Zharku, kanë dhënë betimin dhe kanë nënshkruar deklaratat etike, duke marrë zyrtarisht përgjegjësitë si anëtarë të Këshillit Drejtues të UKZ-së.

EkoHigjiena

Në vijim të punimeve, Këshilli Drejtues ka shqyrtuar propozimin për rritjen e numrit të prorektorëve nga katër në pesë, me krijimin e pozitës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.

Pas miratimit të propozimit të u.d. të Rektores Fitore Malaj, Këshilli Drejtues ka zgjedhur Nexhat Shkodrën në pozitën e u.d. Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë. Kjo pozitë synon të kontribuojë në forcimin e menaxhimit institucional dhe në avancimin e proceseve që lidhen me buxhetin, financat dhe zhvillimin e infrastrukturës së Universitetit.

Me rastin e konstituimit të përbërjes së re të Këshillit Drejtues, Kryesuesja e KD-së  Liza Rexhepi, e vlerësoi shumë të rëndësishme konstituimin e organit më të lartë drejtues të universitetit, derisa theksoi se të gjithë së bashku do të punojnë me përkushtim në zhvillimin e mëtejshëm akademik dhe institucional të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.