DYLON

Konstituohen Komitetet për Bashkëpunim Ndërkufitar dhe Barazi Gjinore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka themeluar dy komitete të reja, si trupa ndihmëse të vendimmarrjes, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ndërkufitar si dhe të barazisë gjinore.

Të enjten, në mbledhjet konstituive, Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar (KBN) ka zgjedhur për kryesues Ismet Tafilin (Vatra), kurse për zëvendëskryesues, Miranda Bllacën (LDK), derisa Komitetin për Barazi Gjinore (KBGJ) do ta kryesojë Xhylshene Berisha (LDK), ndërsa zëvendëskryesues u zgjodh Renan Imam (KDTP).

EkoHigjiena

Valenatina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal ka thënë se komitetet janë trupa të rëndësishme në punën e asamblesë komunale, sepse e ndihmojnë atë që të merr vendime të drejta dhe rëndësishme për jetën e qytetarëve, me propozime e rekomandime konkrete nga fushëveprimtaria e tyre.

Sa i përket Komitetit për Barazi Gjinore, Bunjaku-Rexhepi tha se Gjilani është i pari në Kosovë që themelon një trupë të tillë brenda vendimmarrjes komunale.

“Ky komitet përbëhet nga përfaqësues të subjekteve politike që përfaqësohen në Kuvend Komunal, por pikë e përbashkët e të gjithë anëtarëve të tij, do të jetë angazhimi për avancimin e barazisë gjinore”, ka thënë ajo.

Xhylshene Berisha than se do ta ofrojë tërë përvojën e saj të gjatë në politikë dhe vendimmarrje, në aktivitetet e Komitetit për Barazi Gjinore.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit ka bërë hapa konkret edhe në çështjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe trajtimin e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për çka ka themeluar edhe Zyrën Ndërlidhëse. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.