DYLON

Konstituohen këshillat edhe në Kravaricë, Nasalë e Zabel

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën organizimin e Komisionit Komunal të themelimit të këshillave të fshatrave, vendbanime dhe lagjeve të Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën “Agro- Eko”, mbrëmë janë konstituuar edhe këshillat e fshatrave në Kravaricë e Nasalë dhe këshilli i lagjes në në Zabel të Sahitagës.

Në Kravaricë, kryetar është zgjedhur Adem Isufi, në Nasalë – Ruzhdi Selimi, ndërkaq në Zabel të Sahitagës, Beqir Gagica.

EkoHigjiena

Vlen të theksohet se me një prezencë të kënaqshme të qytetareve nga dy gjinitë dhe mosha të ndryshme, tashmë në komunën e Gjilanit u themeluan gjithesej 26 Këshilla.

Procesi është përcjellë me interesim të madhë të qytetarëve, duke pasur parasyshë rolin dhe rëndësinë që kanë Këshillat për forcimin e bashkëpunimit dhe vendimmarrjes me qeverisjen lokale./2L ONLINE/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.