• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Konsensus për bisedimet me Serbinë tash, ndërsa zgjedhjet parlamentare në vjeshtën e vitit të ardhshëm!

Redaksia 2LONLINE 14 Tetor, 2018 6 min
 Konsensus për bisedimet me Serbinë tash, ndërsa zgjedhjet parlamentare në vjeshtën e vitit të ardhshëm!

A është e vetëdijshme politika kosovare që shteti ka detyrime të brendshme dhe të jashtme?! Sigurisht që po, por kohëve të fundit veprimtarinë politike sikur nuk e ka në dakordancë me këtë vetëdije.

Shkruan: Arsim Kastrati

Ashtu si janë punët në planin e brendshëm do të mund të themi që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme që nesër.

Çdo kund në botën demokratike në situatën si kjo e jona, kur as pozita e as opozita parlamentare nuk i kanë votat e mjaftueshme për ti shtyrë përpara nismat dhe vendimet politike, vendi do të shkonte në zgjedhje.

Çdo kund në botën demokratike kur kualiteti i sistemit arsimor është ndër më të dobëtit në botë, kur papunësia shënon kuota të larta ndërsa ata pak veta që punësohen janë të afërmit e pushtetarëve politik, kur prokurorët japin dorëheqje për shkak të kërcënimeve, kur politika fabrikon veteran të rrejshëm dhe i paguan nga arka e shtetit, kur mosmarrëveshjet ndërmjet partive politike bëhen kronike dhe stërkeqen deri në banalitet, kërkesa për zgjedhje të parakohshme ose të jashtëzakonshme çmohet si e arsyeshme.

Sikur të mos kishim detyrime politike karshi faktorëve politik ndërkombëtar dhe sikur të mos ishim në përplasje të vazhdueshme politike me fqinjin tonë verilindor i cili e konteston me kokëfortësi integritetin tonë politik dhe territorial, do ta kishim rehatinë e nevojshme dhe të dëshirueshme për ta rregulluar demokracinë e brendshme dhe integritetin e brendshëm politiko-shoqëror të vendit tonë!

Por jo, nuk e kemi atë komodidet dhe nuk e kemi pasur asnjëherë, gjithmonë duke qenë të kërcënuar nga Serbia, të varur nga faktori ndërkombëtar (vazhdojmë të jemi) dhe duke mos qenë në nivel të detyrës qytetare dhe patriotike për avancimin e demokracisë dhe për forcimin e shtetit.

Gjithnjë kemi zgjedhur të jemi të kujdesshëm karshi stabilitetit politik vendor dhe regjional duke e lënë pasdore procesin e demokratizimit të shoqërisë, dhe nëse në analizën e këtij kontinuiteti politik e anashkalojmë qëllimisht faktorin ndërkombëtar del se ne kemi vazhduar të veprojmë sipas një inercioni politik, të verbër ndaj nevojave dhe kërkesave të brendshme të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

Edhe tani nevoja për të intervenuar në drejtim të rregullimit të brendshëm politik dhe institucional të vendit tonë është imediate, por imediate janë edhe relacionet ndërkombëtare, të cilat janë shumë të rëndësishme për avancimin edhe forcimin e integritetit dhe sovranitetit politik ndërkombëtar të vendit tonë.

Kosova nuk mund ta relativizojë rëndësinë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, asaj i duhet formimi i ushtrisë, i duhet liberalizimi i vizave për qytetarët e saj, dhe për të tria këto procese është i nevojshëm një angazhim i shtuar politik si i pozitës ashtu edhe i opozitës së saj.

Sidomos për procesin e bisedimeve me Serbinë do të ishte e pafalshme për tërë skenën politike kosovare nëse ajo nuk do të mund të merrte një pozicion unik karshi tyre, ose edhe më keç akoma, të vlojë nga mospajtimet e brendshme në kohën kur nga vendimmarrësit botëror do të kërkohet vazhdimi i këtyre bisedimeve apo edhe gjatë kohës së mbajtjes së tyre.

Në kohëra kritike duhet vendimmarrje kritike, duhet kompromis politik nga të gjitha palët, nga të gjitha partitë, institucionet dhe akterët individual politik të Republikës së Kosovës!

Duket e vështirë që këto parti politike të sodit, këto institucione politike të ngujuara në një baltovinë të vërtetë vendimmarrëse, këta politikan dhe lider të institucioneve të larta shtetërore që komunikojnë nga istikamet e një rivaliteti kronik, të gjejnë forcën e arsyes dhe të mund të formojnë një ekip të përbashkët negociatore për dialogun me Serbinë.

Duket e vështirë por jo e pamundur ngase po insistuan faktorët relevant ndërkombëtar që Serbia dhe Kosova të arrijnë marrëveshje politike ndërmjet tyre deri kah mesi i vitit të ardhshëm, atëherë shteg tjetër të arsyeshëm politik përveç konsensusit ndërmjet partive politike parlamentare, presidentit dhe kryeministrit të vendit për këto bisedime të rëndësishme, nuk do të ketë.

Aktualiteti i bisedimeve me Serbinë dhe ky konsensus politik paraqesin problematikën kryesore të mosmarrëveshjeve të tanishme në politikën kosovare dhe ma merr mendja që partitë politike janë duke kërkuar faktorizim përgjatë këtyre zhvillimeve duke mos dëshiruar që e tërë merita për marrëveshjen eventuale me Serbinë e cila po pretendohet që të jetë përfundimtare, të i takojë një njeriu të vetëm ose një garniture të caktuar politike.

Ashtu ishte edhe në Rambuje edhe në Vjenë, asnjë individ apo grupacion politik nuk mund ti pretendoj të gjitha meritat e këtyre zhvillimeve të rëndësishme politike për fatin e popullit të Kosovës, dhe nëse këtu është halli i të gjithë akterëve politik kosovarë atëherë të gjithë duhet lëshuar nga pak vend për njëri tjetrin dhe të ecim përpara pa e vonuar dhe pa e dëmtuar vendin!

E zgjedhjet parlamentare të parakohshme do të mund të caktoheshin po me konsensusin e nevojshëm politik vendor, që të mbahen për shembull në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Pastaj se kur do të formoheshin institucionet demokratike pas këtyre zgjedhjeve të parakohshme është çështje më vete, për të cilën klasa politike aktuale tash e një kohë po heziton ta bëjë reformën shumë të nevojshme elektorale.

Të vijmë deri aty shëndosh e mirë, pastaj shohim e bëjmë!

/autori është mjek nga Gjilani/

Etiketa:Arsim Kastrati bisedimet gjedhjet parlamentare konsensus kryesore Opinion Serbinë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Mike”

1 Prill, 2023
Policia

Në Mitrovicë Veri ndalohen dy persona dhe iniciohet rasti posedim i substancave

1 Prill, 2023
Gjilan

Gagica: Edhe sa jetë duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që

1 Prill, 2023
Nacionale

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

1 Prill, 2023
Lajme të ngjashme

A do ta ketë fatin e Sejdiut e Pacollit presidentja Osmani?

31 Mars, 2023

Ditëlindja e heroit tonë Rexhep Mala (1951-1984)

29 Mars, 2023

Zhgënjim total i Kosovës

29 Mars, 2023

Riad Rashiti: Lajme të mira për qytetarët e Gjilanit

21 Mars, 2023

Papërgjegjësi e institucioneve komunale që ende nuk kanë ndarë një lokacion të ri që i plotëson kushtet për varrezat e qytetit

21 Mars, 2023

Biletat janë prerë, autobusi në stacionin e liqenit të vjetër!

16 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com