DYLON

Hidromorava shkyç nga rrjeti i ujësjellësit konsumatorët me borxhe

14 Prill, 2026

Organizata:

KRU "Hidromorava" SH.A. - Gjilan

Kontrollo në artikull

Info:

Qyteti: Gjilan

Kategoria: Njoftime

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan ju njofton se ka filluar dhe po vazhdon procesi i shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.

Mos e vononi pagesën!

Ftojmë të gjithë konsumatorët që të kryejnë pagesat sa më parë. Për ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë të gjithë borxhin menjëherë, ofrohet mundësia e pagesës me këste mujore (riprogramim). Për të përfituar nga kjo mundësi, paraqituni në zyrat tona.

Konsumatorët që: bëjnë pagesën e plotë, ose nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim do të largohen nga lista e shkyçjeve dhe nga procedurat përmbarimore.

Pagesa e rregullt e ujit është kontribut i drejtpërdrejtë për cilësi më të mirë të shërbimeve ndaj jush.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan