DYLON

Konkurs Publik – Titulli i pozitës: Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit

Konkurs Publik – Titulli i pozitës: Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit
Avatar photo Redaksia

Konkurs Publik – Rekrutimin e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe i Thesarit

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. Gjilan, në mbështetje të nenit 21 të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërrmarrje Publike, dhe nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërrmarrje Publike, Kodit të Etikës për Ndërmarrje Publike dhe Qeverisjes Korporative, nenit 20, paragrafi 5 të Statutit të KRU “Hidromorava” Sh.A, dhe të Rregullores mbi Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në KRU “Hidromorava” Sh.A., shpall këtë:

EkoHigjiena

KONKURS  PUBLIK 

Për plotësimin e  pozitës:

  • Titulli i pozitës: Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit
  • I përgjigjet: Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtorëve
  • i ekzekutuesve: një /1/
  • Paga: 1,116.00 € bruto
  • Orari i plotë: 40 orë në javë
  • Vendi i Punës: Gjilan
  • Kohëzgjatja e kontratës (Mandati): 3 vite, me mundësi vazhdimi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjigjet për të gjitha veprimet financiare të Kompanisë;
  • Udhëheqë dhe këshillon gjithë personelin vartës për të siguruar rezultate të mira;
  • Menaxhon çështjet financiare të Kompanisë, nën drejtimin dhe mbikëqyerjen e KE-së dhe Komisionit të Auditimit në përputhmëri me legjislacionin në fuqi;
  • Bënë mirëmbajtja e llogarisë së ndërmarrjes të azhuruar dhe të saktë;
  • Bënë udhëhqejen e të gjitha kontrolletve të brendshme financiare, duke përfshirë blerjet, pranimet e parave të gatshme dhe pasuritë themelore;
  • Monitoron llogaritë e pagueshme dhe koordinon pagesën e faturave dhe blerjet speciale;
  • Rishikon shpenzimet e të punësuave për të siguruar pajtueshmëri me politikat e Kompanisë dhe buxhetin para pagesës së tyre;
  • Përgatitë të dhënat e Kompanisë për auditim në fund të vitit;
  • Koordinon funksionet e tjera të biznesit, siç janë dhënia me qira e objekteve të pajisjeve si dhe bashkëpunon me Kryeshefin Ekzekutiv dhe zyrën apo funksionin e prokurimit të ndërmarrjes;
  • Menaxhon thesarin e ndërmarrjes, vendos dhe përgatit buxhetin dhe çfarëdo detyre tjetër financiare të përcaktuar nga Kryeshefi Ekzekutiv apo Bordi i Drejtorëve;
  • Përgatitë dhe raporton për gjendjen financiare të ndërmarrjes në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Bashkëpunon me auditorin e jashtëm për çështje të auditimit dhe bënë implementimin e rekomandimeve të cilat dalin si rrjedhojë e një auditimi të brendshëm, të jashtëm ose nga çfarëdo organi tjetër këshillues apo ofrues i sigurisë;
  • Obligohet për bashkëpunim të ngushtë me Kryeshefin Ekzekutiv, Drejtorin Komercial, Drejtorin Teknik dhe Menaxherët e Divizioneve;
  • Ka për detyrë të nxjerr dhe planifikoj buxhetin dhe të vëzhgojë mospërputhjet;
  • Të vëzhgojë/përcjellë qarkullimin e parasë së gatshme dhe transaksionet bankare;
  • Udhëheqë dhe kontrollon të hyrat nga faturimi dhe mirëmbajtjen e të dhënave të konsumatorëve;
  • Raporton të Bordi i Drejtorëve, lidhur me progresin financiar të Kompanisë planet aktuale të biznesit, planet periodike dhe afategjate të shpenzimeve dhe aktiviteteve, fluksin e të hyrave dhe shpenzimeve;
  • Kërkon, propozon dhe zbaton metoda dhe mënyra për të ndërtuar dhe përmirësuar metodat e punës me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të konsumatorëve;
  • Siguron se i gjithë personeli është i informuar me synimet dhe misionin e përbashkët të departamenteve, përkatësisht tërësisë së Kompanisë;
  • Merr pjesë në mbledhjet e Komisionit të Auditimit dhe mbledhjet e Menaxhmentit;
  • Përgatit të dhënat e Kompanisë për auditim në fund të vitit kalendarik;
  • Formon komisionet për regjistrimet e fundvitit;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij/saj të drejtpërdrejtë;
  • Për punën e tij/saj i raporton dhe i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtorëve.

Për më shumë rreth konkursit shkarkoni dikumentin zyrtar.

https://kru-hidromorava.com/konkurs-publik-konkurs-publik-rekrutimin-e-zyrtarit-kryesor-financiar-dhe-i-thesarit/