DYLON

KONKURS PUBLIK – Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave

KONKURS PUBLIK – Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave
Redaksia

KONKURS PUBLIK – Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave

KONKURS PUBLIK – Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave – KRU Hidromorava

EkoHigjiena

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:

K O N K U R S   P U B L I K
  1. Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan për pozitën:
  • Lexues i ujëmatësve dhe shpërndarës i faturave

– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.

– Numri i kryesve: 4 (katër).

– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.

– Titulli i mbikëqyrësit: Menaxheri i Divizionit për Shërbim me Konsumatorë.

– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).

– Paga bazë: 636.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.

  1. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta

II.I. Kushtet e përgjithshme:

– Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla e mesme.

– Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune.

II.II. Kushtet e veçanta:

  • Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
  • Të posedojë aftësi të mira komunikimi;
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
  • Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
  • Të ketë njohuri të instrumenteve matëse të ujit;
  • Të njoh punën me kompjuter si dhe pajisjet mobile të faturimit;
  • Përparësi është të posedojë patentë shofer kategoria “B”.

III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

  • Lexon për çdo muaj ose së paku një herë në tre muaj gjendjen e ujit të shpenzuar përmes ujëmatësit;
  • Ngarkohet me fatura për çdo muaj dhe është i obliguar të bëjë shpërndarjen e tyre te secili konsumatorë;
  • Njofton konsumatorët që për borxhet e papaguara e të mbetura mund të bëjnë riprogramim duke arritur marrëveshje sipas afatit të përcaktuar të kryerjes së borxheve;
  • Regjistron për çdo muaj ose së paku një herë në tre muaj gjendjen e saktë të ujit të pijes të shpenzuar përmes ujëmatësit te konsumatorët, sipas evidencës që ka në lokacionin e tij, duke evidentuar në librin-regjistrin e tij;
  • Regjistron për çdo muaj gjendjen e saktë të konsumatorëve që shpenzojnë ujin e pijes pa ujëmatës (paushall), bënë evidentimin e tyre në lokacionin e tij duke bërë procesverbalin me të gjitha të dhënat, si dhe raporton në Kompani;
  • Gjatë leximit obligohet të evidentojë përmes procesverbalit raste të zbulimit të ujëmatësve në gjendje jo të rregullt, rastet e kyçjeve të pa ligjshme ilegale, si dhe rastet e konsumatorëve të ri dhe i raporton ato në mënyrë të rregullt çdo ditë duke mbajtur dhe evidencat në librin e tij;
  • Mbanë përgjegjësi administrative dhe ligjore për saktësinë e gjendjeve në pajisjet mobile të faturimit dhe mosfaturimin eventual në zonën e shërbimit;
  • Shpërndan vërejtje tek konsumatorët për mos pagesë të borxhit;
  • Shpërndan kontratat e shërbimeve dhe vendimet nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave te konsumatorët;
  • Lajmëron prishjet dhe rrjedhjet e ujit të pijes që ndodhin në zonën e shërbimit të tij;
  • Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij/saj të drejtpërdrejtë;
  • Për punën e tij/saj i jep llogari dhe përgjigjet Menaxherit të Divizionit të Shërbimit me Konsumatorë.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:

  • Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
  • Dëshmi të kualifikimit të mesëm shkollor (origjinal ose të noterizuar);
  • Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
  • Dëshminë e përvojës së punës (përmes Trustit pensional);
  • Cv (Jetëpëshkrimi);
  • Dëshmi që posedon patentë shofer të Kategorisë “B” (nëse ka);
  • Çertifikatën se aplikuesi nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj (vërtetimi lëshohet nga Gjykata);

Çertifikatën mjekësore (për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese, e njejta do të kërkohet vetëm nga kandidatët e suksesshëm, para se të bëhet nënshkrimi i kontratës së punës).

Aplikimi bëhet online përmes e-mailit zyrtar: [email protected], ku bashkangjiten dokumentet e kërkuara sipas konkursit.

Konkursi publikohet përmes uebfaqes zyrtare të kompanisë KRU. “Hidromorava” – SH.A., Gjilan, https:// kru-hidromorava.com/konkurse, ku mund të shkarkohet aplikacioni për punësim.

Konkursi do të jetë i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e shpalljes publike të konkursit, nga data 27.10.2026 deri më 10.11.2026.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara dhe joadekuate do të refuzohen.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

Testi me shkrim – deri në 70 (shtatëdhjetë) pikë;

Intervista – deri në 20 (njëzetë) pikë;

Jetëpërshkrimi (CV) – deri në 10 (dhjetë) pikë.

Kalendari i përafërt i procedurës së rekrutimit:

Testi me shkrim brenda 20 ditëve pas mbylljes së konkursit;

Intervista me gojë brenda 15 ditëve pas përfundimit të testit me shkrim;

Rezultatet përfundimtare brenda 10 ditëve pas përfundimit të procesit të intervistave.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e konkursit ftohen për testin me shkrim, si dhe njoftohen për vendin, datën dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.