Konkurs për çmimin ‘Shkrimi/emisioni më i mirë i vitit’
Ministria e Diasporës, në kuadër të planit të veprimit për vitin 2016, do ta ndajë çmimin tashmë tradicional për shkrimin, përkatësisht kronikën ose reportazhin më të mirë televiziv për diasporën. Përmes dhënie së këtij çmimi synohet të promovohen iniciativat, aktivitetet dhe vlerat e diasporës në mediet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.
Shkrimet, përkatësisht kronikat ose misionet televizive dhe ato në radio duhet të kenë për temë çështje që lidhen me diasporën në fusha të ndryshme, qoftë në arsim, kulturë, ekonomi apo sociale.
Përzgjedhjen e shkrimeve/ kronikave ose emisioneve më të mira për diasporën do ta bëjë një komision, i cili do të përbëhet nga njerëz kompetentë të kësaj fushe.
Ministria e Diasporës i fton gazetarët e të gjitha trevave shqiptare që me shkrime, reportazhe apo emisione të bëhen pjesë e këtij konkursi.
Konkursin mund ta gjeni në vebfaqen e Ministrisë së Diasporës: http://med.rks-gov.net/
Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 qershor 2016, njofton Zyra për Informim e Ministrisë së Diasporës.
