DYLON

Konjufca nderon të rënët në Sllovi: Pa gjakun e tyre nuk do të vinte liria

Konjufca nderon të rënët në Sllovi: Pa gjakun e tyre nuk do të vinte liria
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e vizitave e të nderimeve pranë memorialëve dhe varrezave të të rënëve nëpër vise të ndryshme të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me shefin e kabinetit, Ilir Kërçeli, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë lapidarit të të rënëve të fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit.

Kryetari Konjufca, në bashkëbisedim me përfaqësuesin e këtij fshati dhe disa prej familjarëve të martirëve, ndër të tjera tha se në ditë si kjo, kujtojmë të gjithë ata që me gjakun e tyre siguruan lirinë e vendit.

EkoHigjiena

“Lavdi gjakut të derdhur, sepse pa gjakun e tyre nuk do të vinte as liria e as pavarësia. Ata ranë që fëmijët tanë të vazhdojnë të jetojnë në Kosovën tonë të lirë”, tha kryetari Konjufca.

Më 15 e 16 Prill 1999 në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.