• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Konjufca: Mesiq, mik i sinqertë i Kosovës

Redaksia 2LONLINE 12 Shkurt, 2022 3 min
 Konjufca: Mesiq, mik i sinqertë i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, ka pritur sot në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq, i cili shoqërohej nga ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, si dhe bashkëpunëtorët.

Kryetari Konjufca i uroi mirëseardhje në vendin tonë z. Mesiq, duke e cilësuar si mik të sinqertë i cili ka shprehur gjithmonë përkrahjen e tij për Kosovën. Ai i shprehu gjithashtu mirënjohje Kroacisë mike për mbështetjen e gjithanshme që i ka dhënë vendit tonë.

Dy vendet tona, si partnerë strategjikë, kanë marrëdhënie të forta miqësie dhe bashkëpunimi në shumë fusha me interes të përbashkët, përfshirë edhe atë të legjislativit, vuri në pah z. Konjufca.

Sipas kryetarit Konjufca, Kroacia ishte dhe do të jetë edhe më tutje mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euroatlantike.

Ai njëherësh e falënderoi ish-presidentin kroat për kontributin e tij të pazëvendësueshëm në shtetndërtimin e vendit tonë dhe rikujtoi se gjatë presidencës së z. Mesiq Republika e Kroacisë e njohu pavarësinë e Kosovës, duke krijuar marrëdhënie të shkëlqyeshme të miqësisë dhe bashkëpunimit. “Jeni gjithmonë i mirëpritur dhe Kosovën mund ta konsideroni si shtëpinë tuaj”, u shpreh kryetari Konjufca.

Ish-presidenti kroat dhe autori i librit “Si është rrënuar Jugosllavia”, Stipe Mesiq, pasi falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e përzemërt, riktheu në kujtesë ngjarjet që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe përballjet e tij për Kosovën me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq.

“Jugosllavia ka mundur të shpërbëhet pa luftë, por politika shoviniste e Millosheviqit ishte ajo që iu shkaktoi tragjedi popujve joserbë në këto hapësira. Ai mendonte se do të arrinte ta gënjente botën për “të drejtën serbe”, por gënjeu veten dhe serbët. Serbët vazhdojnë ta urrejnë Millosheviqin jo pse shkaktoi gjithë ato luftëra të përgjakshme, por pse i humbi ato”, tha ndër të tjera z.Mesiq, duke premtuar se do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm i kudondodhur në përkrahje të aspiratave integruese të Republikës së Kosovës. 

Nga ana e tij, ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi e uroi me këtë rast z.Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit dhe tha se e konsideron privilegj vizitën në Kosovë me mikun e tij dhe të të gjithë shqiptarëve, z.Mesiq. /2LONLINE./

Etiketa:aktuale Glauk Konjufca Kroacisë Kuvendit të Republikës së Kosovës Stipe Mesiq
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Muçiverc

12 Gusht, 2022
Nacionale

Presidentja: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

12 Gusht, 2022
Nacionale

Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të

12 Gusht, 2022
Sport

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022

Vazhdon fushata informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”

12 Gusht, 2022

Rotary Club Gjilani organizon aktivitete sportive në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

12 Gusht, 2022

Gjykata vendos masën e paraburgimit për të pandehurën A. S. 

12 Gusht, 2022

Stop kufizimit ndaj gastronomisë!

12 Gusht, 2022

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë 

12 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com