Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, ka thënë për “Epokën e re” se Gjykata Speciale është e dëmshme për Kosovën.
Kjo gjykatë sipas tij, është duke u themeluar enkas për ta sulmuar UÇK-në, e cila është sinonim i luftës për çlirim. “Lëvizja Vetëvendosje! është kundër themelimit të Gjykatës Speciale jo pse ajo e rrezikon Lëvizjen Vetëvendosje!, por sepse i mbivihet sistemit gjyqësor të Kosovës dhe brenda tij si strukturë paralele. Për më tepër, kjo gjykatë po themelohet veçanërisht për UÇK-në, që është sinonim i luftës çlirimtare të popullit shqiptar. Së këndejmi, ne do të reagojmë njëjtë kur të sulmohet lufta e popullit tonë dhe çdo ushtar i saj, pavarësisht a ka përkatësi partiake ai apo jo”, ka deklaruar Konjufca.