DYLON

Konfiskohen mbi 500 kg lëndë që dyshohet të jetë narkotike të llojit marihuanë

Konfiskohen mbi 500 kg lëndë që dyshohet të jetë narkotike të llojit marihuanë
Avatar photo Redaksia

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prizren, kanë trajtuar në aspektin policor një informacion. Në realizim të veprimeve operativo-hetimore në teren, është arritur që të lokalizohet një vend ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike.

Kështu, dje me 16.09.2025, në një fshat të Suharekës, në një objekt (stallë), janë gjetur lëndë që dyshohet të jetë narkotike të llojit marihuanë në proces të tharjes (terjes).

EkoHigjiena

Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe prokurori, kurse pos lëndës narkotike është gjetur edhe një granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie.

Pas peshimit të lëndëve narkotike ka rezultuar se pesha totale ishte 512 kg e 89 gr, vlerësohet se vlera e tregut është rreth 750 mijë euro. Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi relevante me rastin.

Lidhur me rastin një person i dyshuar, i njohur për policinë ndodhet në arrati. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.