DYLON

Konfiskohen mbi 32 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë

Konfiskohen mbi 32 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë
Avatar photo Redaksia

Në përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, në veçanti luftimin e trafikimit me narkotikë, njësitet e PK-së, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 28 qershor 2018, kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike’, neni 275 , 281.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është:

• S. G. lindur me 1976

EkoHigjiena

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Gjilanit, me ç’rast, në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë kontrolluar disa lokacione të dyshuara, ku gjatë kontrollit të tyre tek i dyshuari është gjetur sasi e substancës narkotike e vendosur në dy çanta.

Njësiti i Krim-teknikës ka bërë konfiskimin e sasisë së narkotikëve, ku pas testimit ka rezultuar të jetë marihuanë. Vlera e përgjithshme e marihuanës është 32500 gramë apo (32.5 kg).

Ndërsa në konsultim me kryeprokurorin e shtetit, në Ferizaj i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.