DYLON

Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë

Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Avatar photo Redaksia

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare në nivel të Drejtorisë së Përgjithshme – ka kryer një kontroll operativ në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbërt në Prishtinë.

Gjatë kontrollit është gjetur mall pa dokumentacion të origjinës dhe, mbi dyshimin e bazuar për kontrabandë, është konfiskuar si më poshtë:

EkoHigjiena

– Duhan i grirë (refuz) – 511 pako x 500 gr = 255.5 kg pa banderola

– Mjaltë – 100 pako x 12 copë = 1,200 kg pa asnjë mbishkrim

– Filtera cigaresh – 21 pako x 10,000 copë = 210,000 copë

Malli është ndalur përkohësisht dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë është njoftuar për gjetjet, për të udhëzuar hapat e mëtejshëm proceduralë.

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës mbeten të angazhuara fuqishëm në luftimin e kontrabandës dhe në mbrojtjen e integritetit të tregut. Institucionet ftojnë qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar për mallra të kontrabanduara. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.