DYLON

Konfiskohen mbi 20 kg marihuanë

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës përmes një komunikae njoftoi për arrestimin e tre personave dhe konfiskimin e mbi 20 kilogramëve marihuanë. Një person me kombësi turke u arrestua në pikën kufitare Dheu u Bardhë. Pas kontrollit të veturës janë gjetur 17 paketime substancë narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 10 kg e 177.8 g.

Me vendim te Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, të dyshuarit i është lëshuar vendimi mbi ndalim prej 48 orëve.

EkoHigjiena

Një tjetër me dyshtetësi kosovare dhe serbe, është arrestuar në Merdarë, pasi në cantën e tij janë gjetur po ashtu 10 kg e 566. 3g. marihuanë. Personi i tretë është arrestuar për përfshirje në të njëjtin rast, njoftoi policia.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.