Policia e Kosovës ka konfiskuar 12 dema të kontrabanduar nga Serbia. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Stubinë të Gjilanit, ku njësitet policore kanë vërejtur gjashtë gjedhë-dema të kontrabanduar nga Serbia nga të dyshuar të pa njohur pasi që të njëjtit janë takuar pa pronar- të braktisur.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa, gjedhet nga inspektorët e AVUK-ut janë dërguar në vendstrehim.
Kurse, në fshatin Dumnicë të Podujevë, Policia ka ndaluar të dyshuarin me automjetin e tij i cili kishte të ngarkuar tre gjedhë-dema dhe tre të tjerë aty afër, të cilët dyshohet se ishin të kontrabanduar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që kafshët të konfiskohen, ndërsa, i dyshuari pasi intervistimit lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt.
/fotoilustirm/