DYLON

Konfiskohen cigare në Lluçan të Bujanocit me vlerë prej 1 milion dinarëve

Konfiskohen cigare në Lluçan të Bujanocit me vlerë prej 1 milion dinarëve
Avatar photo Redaksia

Pjesëtarët e policisë lokale në Bujanoc kanë konfiskuar 4.978 paketa të cigareve të markës “King” për mungesë të dokumenteve përcjellëse në vlerë prej rreth 1 milion dinarë.

Kontrolli është kryer në fshatin Lluçan dhe policia në veturën e tipit “volksëagen passat“ me tabela të regjistrimit të Bujanocit të cilin e kishte vozitur 28 vjeçari mashkull nga rrethi i komunës së Bujanocit, thuhet në njoftimin e ministrisë së punëve të brendshme, transmeton Titulli.com.

Më urdhër të zëvendës prokurorit të prokurorisë themelore në Vrajë kundër vozitësit do të ngritet padi gjyqësore me dyshimin se ka kryer vepër penale të tregtisë pa akcizë të prodhuesit.

EkoHigjiena

BURIMI:Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.