DYLON

Konfiskohen 80,000 copë cigare

Konfiskohen 80,000 copë cigare
Avatar photo Redaksia

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në qytetin e Mitrovicës, kanë ndaluar për kontroll dy autobusë që qarkullonin në linjën Serbi–Kosovë.

Gjatë kontrollit fillestar, në orët e vona të mbrëmjes, për shkak të kushteve të kufizuara për inspektim të detajuar, në sistemet e ajrosjes së njërit prej autobusëve u has në një sasi të konsiderueshme cigare pa banderola.

EkoHigjiena

Kontrollet e detajuara janë vazhduar më tutje ku në një hapësirë të posaçme (“bunker”) për fshehje mallrash, si dhe në tualetin e autobusit, janë zbuluar edhe cigare të tjera të kontrabanduara.

Në total janë gjetur dhe konfiskuar 80,000 copë cigare, të gjitha pa banderola, të cilat dyshohet se ishin destinuar për tregun e brendshëm të Kosovës në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Rasti është proceduar për hetime të mëtutjeshme në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, njofton Dogana e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.