DYLON

Konfirmohen edhe katër raste të reja pozitive me Koronavirus

Konfirmohen edhe katër raste të reja pozitive me Koronavirus
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë së Republikës së Kosovës shpalljen e emergjencës për shëndetin publik. Kjo kërkesë e ministrit Vitia vjen pas konfirmimit edhe të katër rasteve të reja me koronavirus.

Ja postimi I tij:

Të nderuar qytetarë,

EkoHigjiena

Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus).

Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19.

Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit.

Reduktoni daljet veç në raste emergjente.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.