DYLON

Konfirmohen 11 raste me gripin sezonal

Konfirmohen 11 raste me gripin sezonal
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) është formuar konsiliumi, i cili po përcjell gjendjen me gripin sezonal.

Pas analizës së bërë nga konsiliumi, konstatohet se në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nga 1 dhjetori 2019 deri me 15.01.2020, janë konfirmuar 11 raste me gripin sezonal (Influenca A).

Prej tyre, një pacient rreth 80 vjeç, i cili kishte edhe probleme tjera shëndetësore, ka vdekur në muajin dhjetor.

EkoHigjiena

Për momentin në Klinikën Infektive janë të shtrirë për trajtim 4 raste, 3 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa një rast është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Mjekimin Intensiv të klinikës.

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike dhe Klinika Infektive kanë kuadër të mjaftueshëm profesional, që po merren me përcjelljen dhe menaxhimin e rasteve, thuhet n njoftimin e SHSKUK.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.