DYLON

Konferencën ndërkombëtare në të cilën mori pjesë bordi i drejtorëve të Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police

Konferencën ndërkombëtare në të cilën mori pjesë bordi i drejtorëve të Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës dhe Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës mbajtën konferencën ndërkombëtare në të cilën mori pjesë bordi i drejtorëve të Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police (IAWP).

Policia e Kosovës në partneritet me Shoqatën e Grave të Policisë së Kosovës ishte nikoqire e konferencës ndërkombëtare disa ditore (07-10 mars 2020) e mbajtur në Kosovë, ku ka pritur bordin e drejtorëve të Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police (IAWP). Takimi i këtij niveli u mbajt për herë të parë në rajonin e Ballkanit në 105 vjet histori të kësaj shoqate policore prestigjioze që ka shtrirje pothuajse në gjithë botën. Kjo ishte një mundësi e mirë për promovimin e Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti të gruas në Policinë e Kosovës për t’u promovuar në arenën ndërkombëtare.

Policia e Kosovës së bashku me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës në agjendën e saj disa ditore ka paraparë zhvillimin e punimeve në panele të ndryshme, ku panelistë kanë qenë personalitete të niveleve të ndryshme si, z.Agim Veliu ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z.Rashit Qalaj drejtor i Përgjithshëm i PK-së, ish presidentja e RKS-së znj.Atifete Jahjaga, përfaqësues nga zyra për barazi gjinore e kryeministrit, znj.Natalia Apostolova shefe e zyrës së BE-së, znj.Kimberly Rifle menaxhere e programit në ICITAP, z.Hilmi Jashari Avokat i Popullit, përfaqësues nga misioni i OSBE-së në Kosovës, kryetarët e shoqatës së PK-së dhe IAWP-së, si dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Në këtë konferencë përveç tjerash nga ekspertë të fushave të ndryshme u diskutuan tema me rëndësi për sigurinë dhe rolin e femrave në polici, sfidat në rekrutimin e femrave në institucione të sigurisë dhe barrierat për avancimin e tyre, kuptimi i policimit të bazuar në gjini si mundësi për zhvillimin e përgjegjshmërisë gjinore në polici, qasja policore e përqendruar tek viktimat gjatë proceseve si dhe menaxhimi i rasteve, rastet e dhunës në familje, trafikimi me qenie njerëzore, dhuna dhe abuzimi lidhur me teknologjinë dhe radikalizmin e dhunshëm si dhe tema të ndryshme.

Policia e Kosovës dhe Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës dëshmuan edhe njëherë angazhimin dhe përkushtimin e përbashkët, drejt fuqizimit të institucionit policor dhe në veçanti fuqizimit të rolit të gruas në polici. Policia e Kosovës dhe Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës i falënderon partnerët ndërkombëtarë, si OSBE-në dhe ICITAP-in për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.