• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Konferencë shkencore “72-vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit…”

Redaksia 2LONLINE 17 Janar, 2017 4 min
 Konferencë shkencore “72-vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit…”

Me rastin e 72-vjetorit të krimeve serbo-komuniste në Pazarin e Ri të Sanxhakut, dhe ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit, dhe rreth 2000 qytetarëve tjerë të pafajshëm, në Haxhet – sot lagje e banuar e Pazarit të Ri -organizata joqeveritare “Kosova për Sanxhakun”, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, organizon konferencë shkencore më temën:“72-vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit – Masakra në Haxhet të Pazarit të Ri”

Koferenca shkencore do të mbahet më 21 janar 2017 (e shtune), në Institutin Albanologjik të Prishtinës, me hapjen e saj në ora 11:00. Në konferencë me kumtesat e tyre do të paraqiten historianë, politikologë, publicistë të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria dhe Sanxhaku, bënë të ditur Ismet Azizi, kryetar i OJQ ”Kosova për Sanxhakun”.

***

Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe hyrjes së partizanëve në qytete të Sanxhakut, qeveria e drejtuar nga Partia Komuniste e Jugosllavisë (PKJ) mori vendimin që me procedurë të përshpejtuar të ndëshkonte të gjithë ata të cilët sipas vlerësimit të tyre nuk ishin në linjë të përputhshme me regjimin e atëhershëm. Në shënjestër të regjimit komunist-jugosllav të sapoardhur, u gjetën pothuajse krejt elita e asaj kohe, e cila nuk ishte anëtare e PKJ-së.

Bombardimet e aviacionit Aleat në Pazar të Ri, gjegjësisht në Haxhet, krijuan kratere të cilat u përdorën si varre masive për të gjithë sanxhaklinjtë e ekzekutuar. Deri më sot, asnjë nga këto varreza nuk janë evidentuar-shënuar. Mirëpo, aktivitetet që po ndërmerrte Bashkësia Islame dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak për të sqaruar dhe ndriçuar ngjarjet e kobshme që lidheshin me krimin kundër popullsisë jepnin shpresën se një gjë e tillë do të ndodhte!Mbledhja e provave të shkruara dhe dëshmitë e regjistruara të bashkëkohësve dhe të pasardhësve të viktimave do të mundësonte të shënohej vendi i krimit.

Ekzekutimet e sanxhaklinjëve në Haxhet janë kryer në shumicën e rasteve me procedurë të përshpejtuar, apo pa asnjë procedurë gjyqësore, pa të dhëna dhe dokumentacion të shkruar. Njerëzit janë marrë gjatë natës me forcë nga shtëpitë e tyre dhe janë dërguar në vendin e përmendur për t’i ekzekutuar.

Në atë kohë filloi grabitja e pronës së familjeve më të pasura. Anëtarët e OZNA-s kanë përcjellur individët me autoritet dhe kanë regjistruar të gjithë ata që kanë pasur ndonjë lloj kontakti me të ekzekutuarit.

Menjëherë pas kësaj, kanë filluar arrestimet masive. Të arrestuarit janë marrë në burg, i cili ndodhej pranë ndërtesës së gjykatës së atëhershme. Dëshmitarët thonë se torturat ishin aq mizore, saqë banorët e lagjes janë detyruar të largoheshin në pjesë të tjera të qytetit, sepse nuk mund të përballoheshin britmat e atyre që ishin prapa mureve të burgut.

Njerëzit u ekzekutuan kryesisht gjatë natës. Një përjashtim i rrallë ishte prijësi politik e ushtarak, Aqif Blyta, të cilin e ekzekutuan në mes të ditës së bashku me kryetarin e komunës Ahmet Dacin. Ekzekutimi është bërë publikisht në mënyrë që të shërbente si një paralajmërim për ata që e kishin përkrahur dhe adhuruar Blytën.

Pas ngjarjeve në Haxhet filloi një valë e emigrimit në Turqi, si dhe më vonë një valë edhe më masive e emigrimit, do të përsëritej në kohën e Aleksandër Rankoviqit.

Etiketa:Ahmet Daci Aqif Blyta ekzekutim Konferencë shkencore krimet serbo-komuniste Pazari i Ri PKJ-së
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Sport

Kamenica, vendin e dytë në turnirin e organizuar nga Asociacioni i Komunave

3 Korrik, 2022
Info+

Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave

3 Korrik, 2022
Gjilan

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Çka i tha dhe çka kërkoi Aqif Blyta nga gjenerali Eberhardt?

13 Gusht, 2019

Ambiciet e italianëve, gjermanëve, kroatëve dhe serbëve për tokat e Sanxhakut

10 Prill, 2019

100 vite nga themelimi i Xhemijetit, roli i Dragajve dhe Blytës në veprimtarinë e tij!

8 Shkurt, 2019

Në Viti u mbajt Konferenca shkencore “ Shkolla shqipe në hapësirat shqiptare përgjatë shekujve XVI-XX

5 Shkurt, 2019

Roli dhe kontributi i Aqif Blytës si nënkryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit (1943)

20 Janar, 2019

Aqif Blyta – figurë kryesore e Organizatës Xhemieti

21 Janar, 2018

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com