DYLON

Konferencë mbi perspektivën e Ndërtimit të Integritetit në Ministrinë e FSK-së

Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës sot u mbajt Konferenca; Perspektiva e Ndërtimit të Integritetit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku morën pjesë ministri i MFSK-së z.Haki Demolli, zëvendës ministrat: Fadil Gashi dhe MuhametLatifi, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj, ambasadorë, atashetë, këshilltarë të NATO-s, dhe NLAT-it në MFSK, përfaqësues të Qendrës për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes të Ministrisë së Norvegjisë, drejtorët e Drejtorive dhe Departamenteve të MFSK-së si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Konferenca është mbajtur në përkrahje të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë dhe Qendrës Kosovare të Studimeve të Sigurisë ( QKSS)

EkoHigjiena

Konferencën e hapi ministri i MFSK-së, z. Haki Demolli, i cili pasi përshëndeti pjesëmarrësit, Ai ka falënderua posaçërisht Qeverinë e Norvegjisë e cila po ndihmon Ministrinë e FSK-së, me projekte për ngritjen dhe fuqizimin e integritetit në MFSK. “Jemi të kënaqur që Mbretëria e Norvegjisë si një shtet mik i Republikës së Kosovës po vazhdon të afrojë asistencën dhe mbështetjen e saj në proceset shtet formues në Kosovë, përfshirë edhe sektorin e sigurisë“.

Duke folur për ngritjen dhe sforcimin e integritetit të punësuarve në ministrinë e FSK-së, Ministri Demolli shtoi se:” një ndër qëllimet dhe prioritet themelor, të cilat synojnë t’i realizojë gjatë mandatit tim, si ministër i MFSK-së është ngritja dhe sforcimi i integritetit të të punësuarve në MFSK. Integriteti është një normë e cila nuk duhet nënkuptuar vetëm nga aspekti i ngushtë, pra ai praktik i etikës, por para së gjithash duhet nënkuptuar edhe nga aspekti i ndërtimit dhe zhvillimit të mekanizmave që mundësojnë parandalimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve të tjera në detyrë. Në këtë rrafsh, MFSK-ja do të përfshihet në planin veprues të Strategjisë Kundër Korrupsionit. Si rrjedhojë, pritet që MFSK do të ketë obligime shtesë për zbatimin dhe përkushtimin e të gjitha kërkesave në funksion të ngritje së integritetit. Ngritjen e integritetit në MFSK-së, nuk duhet parë vetëm si një detyrë që duhet përmbushur, por edhe si një normë dhe vlerë që duhet integruar dhe forcuar në të gjitha nivelet e MFSK/FSK”.

Ministri Demolli, më tej, u ndal edhe tek praktikat e shteteve demokratike, për të shtuar se: “duke pasur parasysh praktikat e shteteve më demokratike në të cilat sektori i mbrojtjes reflekton nivelet më të larta të integritetit krahasuar me sektorë tjerë, ne synojmë që Ministria jonë të jetë model dhe kampion i integritetit në raport me agjencitë dhe ministritë tjera”. Në fund, Ai, tha se do të angazhohemi maksimalisht që të zbatohet parimi i meritës në rekrutimin dhe gradimin e personelit, sepse ky proces paraqet një ndër shtyllat themelore të integritetit në MFSK. Përkushtimi ynë është për aplikimin e të gjitha parimeve që burojnë nga programi i NATO-s.

Ndërsa, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, tha se këtë projekt e ka realizuar shteti i tij, në shumë shtete që tanimë janë anëtare të NATO-s. Nuk është projekt eksperiment por i implementuar paraprakisht dhe si i tillë realizohet me shumë përkushtim, me ndihëm dhe praktikat e sjella nga Norvegjia. Ky projekt do t`i ndihmoj Forcës së Sigurisë së Kosovës që të përmbushë një nga kriteret e NATO-s”.

Në Konferencë folën, edhe: Z. Domenic Braithwaite, drejtor i Ekipit Këshillues të NATO-s, në MFSK, i cili u paraqit me temën; perspektivën e NATO, për fuqizimin e integritetit në MFSK-së. Ndërsa, Zoti Sven Eriksen, këshilltarë i lartë në Qendrën për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes, Norvegji, elaboroi temën: Vlerësimi i integritetit në sektorin e mbrojtjes në Evropën Juglindore, kurse, z. Florian Qehaja, udhëheqës i Ekipit të Projektit për Kosovë, paraqiti temën: Gjendja ekzistuese e integritetit në MFSK, etj. Konferenca i përmbylli punimet me diskutime konkrete, rreth perspektivës së ndërtimit të integritetit në Ministrinë e FSK-së. Në fund, Konferenca nga organizatori dhe pjesëmarrësit u vlerësuan shumë e suksesshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.