DYLON

Konferencë: Çështja e Luginës së Preshevës në dimensionin rajonal dhe ndërkombëtarë

Avatar photo Redaksia

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë organizon konferencë shkencore me temën “ÇËSHTJA E LUGINËS SË PRESHEVËS NË DIMENSIONIN RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR, TË DREJTAT E NJERIUT, SIGURIA DHE MARRËDHËNIËT SHQIPTARE – SERBE.

Pjesëmarrës në konferencë janë të ftuar studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Lugina e Preshevës dhe të tjerë, shkruan Titulli.com.

EkoHigjiena

Të interesuarit për pjesëmarrje në këtë konferencë mundë të paraqesin temën/abstrakti/ deri më 15 nëntor 2016 në formë të shkruar (word) me volum nga 8-20 faqe.

Për detaje tjera mundë të kontaktoni edhe Shoqatën për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë /17523/, rr.Sava Kovaçeviq,nr.80 në email: [email protected] dhe numrat . 017-660-676; +38163 8771423.

Qëllimi i Konferencës është shqyrtimi dhe trajtimi shkencor si dhe riaktualizimi i Çështjes së Luginës së Preshevës në dimensionin rajonal e ndërkombëtar dhe mbahet më 26 Nëntor 2016 në Preshevë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.