Është mbajtur konferenca e 5-të rajonale në Novi Sad kushtuar mediave të pakicave e lokale dhe është vlerësuar se viteve të ardhshme duhet të shëndrrohet në platformën e konferencës evropiane si rezultat i 5 vjetorit të punës.
Tema e konferencës ishte integrimi social që paraqet fenomenin e komunitetit dhe në këtë kontest pjesëmarrësit e diskutimeve kanë biseduar më shumë në ruajtjen e identitetit, kulturës dhe pozicioni i mediave lokale është si protagonist i zgjidhjeve të reja në kohën e ndryshimeve intensive të shoqërisë moderne.
Anëtari i bordit drejtues të MIDAS-s Bojan Brezigar ka përuruar antarësinë e gazetës ditore në gjuhën hungareze Magyar Szo të vetmën në Vjovodinë në organizatën e mediave të pakicave evropiane.
Zëvendëskryetari i qeverisë krahinore, Xhorgje Miliçeviq ka thënë se për botimin e 22 gazetave në 8 gjuhë të pakicave nga buxheti i Vojvodinës janë ndarë 264 milion dinarë dhe shumë e njëjtë do të ndahet edhe në vitin 2017, shkruan Titulli.com.
Përmes tre paneleve të diskutimit mediat e pakicave dhe ato lokale janë vlerësuar si burime të zgjidhjes dhe se platformat digjitale të mediave të pakicave nuk paraqesin rrezik nga humbja e identitetit dhe kështu rrisin rolin e tyre në shoqëri.
Gjithashtu një nga modelet e pozicionimit të mediave të pakicave është paraqitur domosdoshmëria e bashkëpunimit të më shumë mediave në gjuhën e pakicave dhe mediave tjera në përpilimin e projekteve evropiane.
Organizator të konferencës kanë qenë Magyar Szó, Media Change, Asociacioni i mediave në Serbi, Heror Media Pont, Giacomeli Media ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Informimit dhe sekretariatit të Vojvodinës.