Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 12.02.2021 diskutoi për mbarëvajtjen e procesit të ri/akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe të programeve studimore.
Konferenca e Rektorëve shpreh shqetësimin e vet për gjendjen e krijuar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë (KSHC) pas dorëheqjeve së dy anëtarëve vendore, duke vlerësuar se këto dorëheqje në këtë situatë zgjedhore e dëmtojnë procesin e ri/akreditimit dhe procesin e rikthimit te Agjencisë së Kosovës për Akreditim ne ENQA dhe EQAR.
Konferenca e Rektorëve inkurajon KSHC-në dhe Drejtorin Ekzekutiv te Agjencisë së Kosovës për Akreditim që, sa më parë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e të Shkencës të gjejnë zgjidhjen e duhur sa me shpejt për të dalë nga situata e krijuar e bllokimit të KSHC-së.
Konferenca e Rektorëve shprehet e gatshme të ofrojë tërë përkrahjen e duhur për konsolidimin dhe rifillimin e punës së KSHC-së dhe rikthimit në ENQA dhe në EQUAR. /2LONLINE.com/