Koncerti i Unikatilit po vije, dalin biletat në shitje

Koncerti i Unikatilit po vije, dalin biletat në shitje

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, të shtunën e ardhshme do të rikthehet në Kosovë për të mbajtur një koncert të madh.

Koncerti saktësisht do të mbahet më 27 korrik në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Paralelisht me organizimin madhështor që po bëhet për këtë koncert, tashmë kanë dalë në shitje edhe biletat. Fansat mund të blejnë biletat në pikat e shitjes të përcaktuara nga organizatorët.

Reperi shqiptar do të të jetë i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të grupit Bloody Alboz.

 

KOMENTE