Qyteti i Pejës të martën do të shënoj një ngjarje të rëndësishme kulturore, ku do të mbahet mbrëmje e muzikës klasike – korale. Ky është edicioni I katërt që shkolla e muzikës mbanë koncert recital me korin, mirëpo sivjet kjo mbrëmje i dedikohet kompozitorit pejan Halit Kasapolli.
Kjo mbrëmje do të hapet nga muzikologja Rreze Kryeziu-Breznica, e cila do të flas për jetën dhe veprimtarinë e kompozitorit Halit Kasapolli.
Dirigjenti i korit Memli Kelmendi tha: “Kjo mbrëmje do të jetë më e veçantë ngase ngërthen vepra shumë të vështira për neve, e që ka kërkuar një angazhim shumë më të madh. E veqanta e kësaj mbrëmje do të jetë interpretimi i vepres së kompozitorit Halit Kasapollit e që për herë të parë interpretohet tek ne. Vërtetë për këtë mbrëmje është punuar shumë dhe çdo gjë është aritur falë vullnetit të nxënësve shumë të entuziastë. Kjo është hera e parë që qyteti i Pejës ia kushton një mbrëmje të tillë këtij kompozitori. Sa ia kemi aritur- këtë do të shofim. ” – tha Kelmendi.
Në këtë mbrëmje do të intepretohen vepra nga kompozitorë shqiptar dhe botërorë: H.Kasapolli, F.Beqiri, R.Rudi, S.Kolonja, K.Aliçkaj, K.Nushi, M.Kelmendi, W.A.Mozart, Carl Orff, K.Jenkins, J.Ivellio etj.
Mysafir special të kësaj mbrëmje do të jenë: Rreze Kryeziu-Breznica – muzikologe, Luan Sapunxhiu-gitarë, Zana Badivuku-Basha – piano, Vesel Nikçi – këndim malësorqe, Marigo Belegu – pad.
Kjo mbërmje do të mbahet të martën me datë 19.04.2016 duke nga filluar nga ora 20:00 në kishën “Shën Katarina” në Pejë.