DYLON

Koncert i kabinetit të muzikës për 10 – vjetorin e UKZ -së

Koncert i kabinetit të muzikës për 10 – vjetorin e UKZ -së
Avatar photo Redaksia

Studentët e Fakultetit të Edukimit së bashku me profesoreshën Drita Kryeziu për nderë të 10-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë përgatitur një koncert me disa pika muzikore.

Fillimisht Korit i Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, ka intonuar himnin e Universiteteve ‘’Gaudemaus’’

EkoHigjiena

Më pas ka përformuar kuinteti i përbërë nga: Ronesa Abdullahu, Kaltrinë Haliti, Arlinda Basha, Flutura Dërmaku, Dineta Vërbani më këngën ‘’Lulja e bukur’’.

Ndërkohë studentja Kaltrinë Haziri ka interpretuar këngën: ‘’Arbëreshë’’, ndërsa studentja Arbnora Basha ka kënduar këngën: ‘’Me lule të bukura’’, studentja Ronesa Abdullahu  ka  interpretuar këngën “Kenget e vendit tim”.

Kurse Kori i Universitit ka performuar këngët: ‘’Zare Ven Mafesin’’, ‘’Lule borë’’ dhe  ‘’Këngë moj’’.

Koncertin e përgatitur nga studentët e vitit të dytë të programit Fillor të Fakultetit të Edukimit nënë udhëheqjen e profesoreshës Drita Kryeziu, është përcjellur në pianistikë nga profesorit Dëfrim Behluli. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.